Rezistenca palestineze në Gaza zhvillon testim raketor
Burimet palestineze kanë njoftuar se rezistenca e Palestinës ka zhvilluar një testim të ri raketor në Rripin e Gazës.
Rezistenca e Palestinës si pjesë të gatishmërisë së vet për çfarëdo përballje të mundshme me regjimin sionist dhe për të dërguar mesazh të veçantë, në mënyrë periodike zhvillon testimin e raketave të saj.
Burimet palestineze të informimit njoftoi se rezistenca e Palestinës në kuadër të forcimit të kapacitetit të saj ushtarak, ka zhvilluar një testim të ri të raketave dhe ka lëshuar disa raketa në drejtim të ujërave të Gazës.
Sipas këtyre burimeve, testimet raketore të rezistencës së Palestinës të cilat janë zhvilluar disa herë gjatë muajve të fundit, konsiderohen si paralajmërim për regjimin sionist dhe kjo çështje u tërheq vërejtjen sionistëve se luftëtarët e rezistencës gjithnjë janë në gjendje gatishmërie.
Ndërkohë forcat ushtarake të regjimit sionist edhe sot kanë vazhduar sulmet e tyre në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan si në qytetet Nablos, Al-Khalil, Tul Kerem dhe Ramalla duke arrestuar 20 palestinezë gjatë bastisjeve të tyre.
Sipas burimeve palestineze, shumica e palestinezëve të arrestuar sot, ishin të rinj palestinezë.
Nga ana tjetër burimet izraelite kanë njoftuar se njërit prej të plagosurve gjatë sulmit të armatosur të rezistencës palestineze në Tel Avivi, është përkeqësuar shumë dhe sipas shumë gjasave ai nuk do të jetojë shumë.