Përmbytje në Arabinë Saudite, humbin jetën katër persona
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i141206-përmbytje_në_arabinë_saudite_humbin_jetën_katër_persona
Katër shtetas sauditë kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin Xhizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 16, 2023 12:04 Europe/Tirane
  • Përmbytje në Arabinë Saudite, humbin jetën katër persona

Katër shtetas sauditë kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin Xhizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se këta katër persona po shkonin me veturë në një fshat të qytetit Xhizan, kur vërshimi ua ka marrë veturën.

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se makina ka humbur kontrollin nga një përmbytje e madhe dhe babai ka shpëtuar por 4 fëmijët e tij janë mbytur.

Gazetari saudit i Al-Akhbariya bëri të ditur se ky nuk është incidenti i parë që ndodh në këtë fshat.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Arabisë Saudite lëshoi ​​gjithashtu disa paralajmërime për shfaqjen e përmbytjeve dhe vërshimeve të ujërave në rajonet Asir, Xhizan, Naxhran, Meka, Al Bahah dhe Riad.