Franca i quajti “të papërgjegjshme” fjalët e ministrit sionist kundër palestinezëve.
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i141432-franca_i_quajti_të_papërgjegjshme_fjalët_e_ministrit_sionist_kundër_palestinezëve.
Të martën, Ministria e Punëve të Jashtme të Francës me një deklaratë i cilësoi si të papërgjegjshme fjalët provokuese të ministrit të Financave të regjimit sionist lidhur me mohimin e historisë palestineze.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 22, 2023 07:54 Europe/Tirane
  • Franca i quajti “të papërgjegjshme” fjalët e ministrit sionist kundër palestinezëve.

Të martën, Ministria e Punëve të Jashtme të Francës me një deklaratë i cilësoi si të papërgjegjshme fjalët provokuese të ministrit të Financave të regjimit sionist lidhur me mohimin e historisë palestineze.

Bezalel Smotrich, Ministri i Financave i regjimit sionist, në një ceremoni në Paris pretendoi se "nuk ekziston diçka e tillë si populli palestinez". Ai pretendoi se populli palestinez është një shpikje e shekullit të kaluar dhe se njerëzit si ai dhe paraardhësit e tij janë palestinezët e vërtetë. Smotrich më parë mbështeti sulmet e kolonëve hebrenj kundër palestinezëve në zonën Haëara në jug të Nablusit dhe bëri thirrje për spastrim etnik në zonë. Në këtë deklaratë thuhet: Parisi i kërkon qeverisë izraelite të përmbahet nga çdo veprim apo deklaratë që mund të çojë në përshkallëzimin e tensioneve. Joseph Borrell, zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, gjithashtu i quajti fyese dhe të rrezikshme fjalët provokuese të ministrit izraelit të financave për mohimin e historisë palestineze. Në një konferencë për shtyp në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel të hënën, Borrell deklaroi se kjo nuk është hera e parë që ai shpreh shqetësim për fjalët e Smotrich, dhe shtoi: "Këto deklarata në një situatë shumë të tensionuar janë të gabuara, fyese, të rrezikshme dhe joproduktive ".