Regjimi sionist tërhiqet përballë kërkesave të të burgosurve palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i141482-regjimi_sionist_tërhiqet_përballë_kërkesave_të_të_burgosurve_palestinezë
Burimet e lajmeve raportuan se regjimi sionist është dorëzuar para të gjitha kërkesave të të burgosurve palestinezë që kërcënuan me grevë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 23, 2023 04:20 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist tërhiqet përballë kërkesave të të burgosurve palestinezë

Burimet e lajmeve raportuan se regjimi sionist është dorëzuar para të gjitha kërkesave të të burgosurve palestinezë që kërcënuan me grevë.

Sipas Al-Mayadin, të burgosurit palestinezë arritën të përmbushin të gjitha kërkesat e tyre pas negociatave me administratën e burgjeve të regjimit pushtues. Sipas këtij raporti, Administrata Sioniste e Burgjeve ka rënë dakord të kthejë kushtet në burgje në kushtet para veprimeve të Itmar Ben Gvir Ministër i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, në këmbim të pezullimit të grevës së urisë të të burgosurve palestinezë. Të enjten, 2000 të burgosur palestinezë duhej të hynin në grevë urie për të protestuar ndaj kushteve të burgjeve izraelite. Administrata e burgjeve izraelite të martën njoftoi se do të ndëshkojë të burgosurit që duan të hyjnë në grevë urie. Gazeta "Yediot Aharonot" më herët ka thwnw se Itmar Ben Gvir ka urdhëruar organizatën e burgjeve të këtij regjimi që të burgosurit palestinezë të mund të lahen vetëm për dy minuta. Ben Gvir ka urdhëruar gjithashtu që çdo repart i burgjeve të regjimit sionist ku jetojnë palestinezët të ketë ujë vetëm për një orë. Që nga krijimi i qeverisë së koalicionit të ekstremit të djathtë të Netanyahut dhe ministrave ekstremistë si Ben Gvir, kushtet e të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist janë përkeqësuar. Ben Gvir, i cili nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t'u përballur me sulmet martire të të rinjve palestinezë përveç presionit ndaj të burgosurve palestinezë, më parë kishte kërcënuar se do t'i vështirësonte kushtet e burgut.