Politikani irakian: Amerika është shkaku i rritjes së kancerit në Irak
(last modified Sat, 25 Mar 2023 15:53:07 GMT )
Mars 25, 2023 16:53 Europe/Tirane
  • Politikani irakian: Amerika është shkaku i rritjes së kancerit në Irak

Një nga politikanët irakianë, në reagim të deklaratave të një zyrtari ushtarak rus për përdorimin e uraniumit të varfëruar nga SHBA në Irak, tha se këto raporte duhet të përdoren si arsye dhe prova për të dënuar krimet amerikane në Irak.

Dje, gjenerali Igor Krylov, komandanti i forcave të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike të ushtrisë ruse, në reagim të qëllimit të Britanisë për të dërguar municion me uranium të varfëruar në Ukrainë; deklaroi: "Amerika ka përdorur 300 tonë uranium të varfëruar në Irak".

Faqja informative "Al-Malouma" njoftoi se Xhamal Hasan, një nga liderët e partive "Korniza e Koordinimit", në reagim të deklaratave të Krylov; deklaroi: "Uraniumi i varfëruar është një nga armët vdekjeprurëse, efektet katastrofike të të cilit mund të shihen ende në Irak dhe në mjedisin e këtij vendi, së bashku me rritjen e shkallës së kancerit tek qytetarët irakianë".

Xhamal Hasan duke vënë në dukje se statistikat e paraqitura nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë janë katastrofike dhe qeveria irakiane duhet t'i kushtojë vëmendje të veçantë kësaj çështjeje, theksoi: "Çdo ditë zbulohet një dimension i ri i krimeve amerikane në Irak".

Sipas këtij gjenerali rus; avionët luftarakë amerikanë hodhën bomba me uranium të varfëruar gjatë viteve 2003 dhe 2004 në qytetet Al-Amara, Bagdad, Basra, Falluxha dhe madje edhe në Qerbela.

Tags