Forcat ushtarake sioniste sulmojnë Xhaminë Al-Aksa
Burimet palestineze kanë njoftuar për sulmin e dhunshëm të forcave ushtarake të regjimit sionist në ambientet e Xhamisë Al-Aksa.
Agjencia e lajmeve Shahab njoftoi se burimet palestineze kanë deklaruar se forcat ushtarake të regjimit sionist të dielën në mbrëmje për të dytën natë me radhë, kanë sulmuar besimtarët myslimanë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa të cilët ishin mbledhur për të kryer ritualet e tyre fetare.
Sipas këtij burimi, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe dëbuar besimtarët myslimanë nga ambientet e Xhamisë Al-Aksa të cilët me rastin e netëve të muajit të shenjtë të Ramazanit ishin mbledhur në këtë vend të shenjtë për të kryer ritualet e tyre fetare.
Forcat pushtuese sioniste gjithashtu kanë sulmuar dhe bastisur edhe shtëpitë e banorëve palestinezë në lagjen Bab Hate në pjesën e vjetër të Kodsit të pushtuar.
Forcat ushtarake të regjimit sionist edhe të shtunën në mbrëmje me pretekste të kota kanë hyrë me forcë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa dhe kanë arrestuar disa besimtarë palestinezë të cilët ishin duke kryer ritualet fetare gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.