Regjimi sionist kryen sulme ajrore kundër Sirisë
Avionët luftarakë të regjimit sionist për të dytën e herë në 24 orët e kaluara, kanë kryer sulme ajrore kundër territorit të Sirisë dhe kanë bombarduar disa pozicione në Damask.
Regjimi sionist gjatë viteve të fundit shumë herë ka kryer sulme ajrore kundër Damaskut dhe zonave të ndryshme të Sirisë të cilat janë përballur me kundërpërgjigje me kohë nga forcat kundërajrore të Sirisë të cilat në shumicën e rasteve kanë arritur të neutralizojnë këto sulme.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se sot në orët e para të mëngjesit avionët luftarak të regjimit sionist kanë lëshuar disa raketa nga hapësira ajrore e Golanit të pushtuar të Sirisë dhe kanë vënë në shënjestër disa objekte në rajonin Al-Dimas në rrethinën e Damaskut.
Forcat e mbrojtjes kundërajrore të Sirisë kanë arritur të gjurmojnë dhe shkatërrojnë disa raketa të lëshuara nga avionët luftarakë të regjimit sionist.
Të enjten në mbrëmje, gjithashtu avionët luftarakë të regjimit sionist kanë lëshuar disa raketa në drejtim të disa qendrave në jug të Damaskut.
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë të enjten në mbrëmje duke dënuar sulmin e fundit të regjimit sionist në zonat e Damaskut, ka theksuar se ky veprim i sionistëve tregon vazhdimin e qasjes fashiste të izraelitëve ndaj popujve të rajonit.