Protesta e gjerë e palestinezëve me rastin e Ditës së Tokës
Me rastin e përvjetorit të Ditës së Tokës, palestinezët në territoret e pushtuara palestineze të vitit 1948, kanë organizuar protesta të gjera.
Dje më 30 mars, ishte 47 vjetori i uzurpimit të tokave të palestinezëve nga forcat ushtarake të regjimit sionist, datë kjo e cila është e njohur si Dita e Tokës.
Qendra për informim e Palestinës njoftoi se me mijëra palestinezë të territoreve të pushtuara ditën e enjte në reagim ndaj politike pushtuese dhe të paligjshme të ministrit për siguri të brendshme të regjimit sionist, kanë zhvilluar protesta të gjera në qytetin Sakhnejn.
Pjesëmarrësit në këtë protestë duke mbajtur në dorë flamurin e Palestinës, kanë marshuar nëpër rrugët e këtij qyteti. Protestuesit palestinezë pasi kanë arritur te varrezat e dëshmorëve, i janë bashkuar turmës kryesore në tubimin qendror që u zhvillua me rastin e përvjetorit të Ditës së Tokës.
Muhamed Barke, kryetari i komitetit për çështje të palestinezëve në territoret e pushtuara të vitit 1948, gjatë fjalimit të tij në këtë tubim, deklaroi: "Në përvjetorit të Ditës së Tokës, edhe njëherë po e përsërisim besëlidhjen tonë me vendin e Palestinës dhe me palestinezët e Kodsit të pushtuara, Bregut Perëndimor, Rripit të Gazës dhe kampeve të refugjatëve palestinez brenda dhe jashtë Palestinës".
Nga ana tjetër, Sami Abu Shahade, kryetari i partisë "Asambleja Demokratike Kombëtare, me këtë rast deklaroi: "Problemi kryesor dhe konflikti ynë me është me lëvizjen e sionizmit dhe ne dënojmë politikat raciste të regjimit pushtues sionist ndaj territoreve të Palestinës".