Arrestimi i 230 palestinezëve në Kudsin e pushtuar gjatë marsit 2023
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i141916-arrestimi_i_230_palestinezëve_në_kudsin_e_pushtuar_gjatë_marsit_2023
Qendra Statistikore në Palestinë njoftoi arrestimin e më shumë se dyqind palestinezëve marsin e këtij viti (2023) nga ushtria sioniste.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 02, 2023 18:36 Europe/Tirane
  • Arrestimi i 230 palestinezëve në Kudsin e pushtuar gjatë marsit 2023

Qendra Statistikore në Palestinë njoftoi arrestimin e më shumë se dyqind palestinezëve marsin e këtij viti (2023) nga ushtria sioniste.

Agjencisë së lajmeve Mehr duke cituar mediat palestineze, ka shkruar se Qendra e të Dhënave "Wadi Halva" në një raport të dielën ka deklaruar se regjimi sionist ka arrestuar 230 palestinezë në qytetin e Kudsit gjatë muajt mars të këtij viti. 3 nga të arrestuarit ishin fëmijë, 8 ishin gra dhe 58 ishin të rinj.

Sipas këtij raporti, në muajin mars, regjimi sionist ndaloi hyrjen e 70 banorëve të Kudsit në pjesën e vjetër të qytetit dhe në Xhaminë Al-Aksa. 80 persona u arrestuan brenda Xhamisë Al-Aksa dhe rrugëve që të çojnë në të.

Gjatë kësaj periudhe, regjimi sionist ka ndaluar përkohësisht 6 palestinezë që jetojnë në Kudsin e pushtuar.

Nga ana tjetër, në muajin mars, regjimi pushtues shkatërroi shtëpitë e 6 familjeve palestineze në qytetin e Kudsit, si pasojë e të cilave 27 persona mbetën të shpërngulur dhe të pastrehë.