Sionistët sulmojnë sërish Xhaminë Al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i142170-sionistët_sulmojnë_sërish_xhaminë_al_aksa
Sot (e premte), forcat ushtarake dhe kolonët sionistë kanë sulmuar edhe një herë Xhaminë Al-Aksa.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 07, 2023 17:21 Europe/Tirane
  • Sionistët sulmojnë sërish Xhaminë Al-Aksa

Sot (e premte), forcat ushtarake dhe kolonët sionistë kanë sulmuar edhe një herë Xhaminë Al-Aksa.

Ditët e fundit, forcat sioniste kanë shtuar sulmet e tyre ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe besimtarëve palestinezë gjatë ritualeve të tyre në këtë vend të shenjtë.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa njoftoi se për të tretën ditë radhazi, forcat ushtarake të regjimit sionist sulmuan Xhaminë Al-Aksa dhe rrahën të ulurit në të.

Policia e regjimit sionist ka rrahur besimtarët palestinezë që po tentonin të hynin në Xhaminë Al-Aksa nga porta “Bab Hatta”, një nga dyert e Xhamisë Al-Aksa.

Besimtarët myslimanë palestinezë gjithashtu mbështetën grupet e rezistencës palestineze dhe reagimin e tyre ndaj agresionit të regjimit sionist duke brohoritur parulla pas namazit të mëngjesit në Xhaminë Al-Aksa.

Vlen të theksohet se Rripi i Gazës ka qenë objektivë e sulmeve ajrore dhe artilerie të regjimit sionist mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm (e premte) kurse nga ana tjetër, forcat e rezistencës kanë vënë në shënjestër kolonitë sioniste rreth Rripit të Gazës me sulme me raketa.