Libani paraqet një ankesë kundër Tel Avivit në Këshillin e Sigurimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i142174-libani_paraqet_një_ankesë_kundër_tel_avivit_në_këshillin_e_sigurimit
Ministria e Punëve të Jashtme e Libanit deklaroi se do të paraqesë një ankesë kundër regjimit sionist në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 07, 2023 17:39 Europe/Tirane
  • Libani paraqet një ankesë kundër Tel Avivit në Këshillin e Sigurimit

Ministria e Punëve të Jashtme e Libanit deklaroi se do të paraqesë një ankesë kundër regjimit sionist në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar këtë të premte në mëngjes kampin Al-Rashidiya pranë qytetit Tire në Liban, i cili u përket refugjatëve palestinezë.

Kanali informativ Al-Mayadeen njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme e Libanit theksoi: "Ne do të paraqesim një ankesë kundër Tel Avivit në Këshillin e Sigurimit pas agresionit të fundit të regjimit sionist në Libanin jugor".

Ministria e Jashtme e Libanit shtoi gjithashtu: "Agresioni i regjimit sionist në Libanin jugor ka kërcënuar stabilitetin e vendit dhe ka minuar sovranitetin e Libanit. Veprimi i Tel Avivit në cenimin e territorit libanez është shkelje e rezolutës 1701 të KS të OKB".

Ministri i mbrojtjes së Libanit, Maurice Salim, pak minuta më parë ka reaguar ndaj agresionit të regjimit sionist në jug të këtij vendi dhe ka bërë të ditur se përshkallëzimi i tensioneve në jug të Libanit është kërcënim për stabilitetin e këtij vendi dhe ushtria libaneze është e gatshme të përballet me çdo agresion kundër këtij vendi.