Sulm kibernetik ndaj televizionit sionist
Burimet e lajmeve të dielën në mëngjes raportuan për sulme kibernetike ndaj televizionit sionist.
Sipas IRNA, mediat sioniste bënë të ditur se kanalet televizive të këtij regjimi u vunë në shënjestër të një sulmi kibernetik dhe tek ata u shfaq një video e shkurtër e lëshimit të një rakete. Më herët, Kanali 12 i regjimit sionist raportoi se ky sulm kibernetik është sulmi më i madh i ndodhur në vitet e fundit që ka shënjestruar një koleksion të madh faqesh interneti izraelite (sioniste), si rezultat i të cilit gjatë 2 ditëve të fundit janë dëmtuar 60 sajte. Sipas këtij raporti, punonjësit e sektorit të teknologjisë së lartë në Izrael konfirmuan se dëmi në sektorin e teknologjisë i shkaktuar nga sulmet kibernetike është i lartë dhe i prekshëm dhe do të jetë e vështirë të rikthehet besimi i investitorëve, biznesmenëve dhe kompanive ndërkombëtare. Kjo media sioniste shtoi: Investitorët e sotëm kanë frikë nga qeveria ekstreme që i çon njerëzit në kolaps moral. Radioja e ushtrisë izraelite të premten njoftoi se që nga mëngjesi i së premtes faqja e internetit e kompanisë elektrike të këtij regjimi është bërë e padisponueshme për shkak të sulmeve të vazhdueshme kibernetike. Rrethet e sigurisë, kibernetike dhe mediatike të regjimit sionist së fundmi shqetësimin kanë shprehur për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës së këtij regjimi, që sipas ekspertëve, arsyeja për këtë duhet gjetur në nivelin dhe shtrirjen e sulmeve dhe paaftësinë e këtij regjimi për t'u marrë me to.