Një batalion i tërë IDF nga Brigada Golani dezerton
(last modified Wed, 19 Apr 2023 18:06:05 GMT )
Prill 19, 2023 20:06 Europe/Tirane
  • Një batalion i tërë IDF nga Brigada Golani dezerton

Mediat izraelite raportojnë se një batalion i tërë i Brigadës Golani të ushtrisë izraelite kanë dorëzuar armët në shenjë proteste për shkarkimin e komandantit të tyre.

Një kompani e tërë ushtarësh nga Brigada Golani u largua nga baza Tsilim në rajonin Negev në jug të territoreve të pushtuara të martën (18 prill) dhe hodhën armët e tyre. Sipas një deklarate, ushtarët e kompanisë së Batalionit 51, shprehën zemërimin e tyre për trajtimin e padrejtë për "një periudhë të gjatë", që kulmoi me shkarkimin e komandantit të tyre Yiftah Norkin. Shtypi izraelit nuk zbulon emrin e komandantit të larguar nga posti i tij dhe nuk është dhënë asnjë informacion për numrin e ushtarëve që u larguan nga baza. Për më tepër, ushtria izraelite pretendoi se ky ishte një incident i rëndë, i papajtueshëm me vlerat e ushtrisë, duke shkruar se ushtarët e Golanit e kanë zakon të dezertojnë masivisht për shkak të gjoja trajtimit të padrejtë në ushtri. Duhet theksuar se batalioni i 51-të i Brigadës Golani është përgjegjës për ruajtjen e sigurisë në seksionin Makabim në perëndim të qytetit të Ramallahut, në Bregun Perëndimor. Ajo që sapo ka ndodhur do të ketë një ndikim të madh pasi ushtria sioniste nuk ka pushuar kurrë së mburruri se Brigada Golani është ajo që bashkon ushtarët më të frikshëm dhe më të kualifikuar të Izraelit.

 

Tags