Jemeni në një akt humanitar liron 77 mercenarë të robëruar
(last modified Fri, 21 Apr 2023 06:11:28 GMT )
Prill 21, 2023 08:11 Europe/Tirane
  • Jemeni në një akt humanitar liron 77 mercenarë të robëruar

Kreu i komitetit për çështjet e të burgosurve të lëvizjes Ansarullah njoftoi se 77 të burgosur mercenarë që i përkasin koalicionit arab janë liruar me rastin e Ramazanit dhe Fitër Bajramit.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Lëvizja Ansarullah e Jemenit në një projekt humanitar me rastin e Fitër Bajramit dhe me urdhër të "Abdul Malik Houthi", liderit të Ansarullahut, liroi 77 robër mercenarë të mbështetur nga koalicioni agresor arab. Faqja e lajmeve "Ansarullah" e Jemenit shkroi se "Abdul Qadir al-Mortaza", kreu i komitetit të çështjeve të të burgosurve në lëvizjen Ansarallah, njoftoi se 77 të burgosur janë liruar në një projekt humanitar dhe të njëanshëm me rastin e Ramazanit dhe Bajramit. Ai tha se vendimi u mor pas urdhrave të liderit të Ansarallah dhe me praninë e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Komiteti jemenas për çështjet e të burgosurve theksoi se kjo nismë humanitare përfshin dhjetëra të burgosur të sëmurë dhe të moshuar. Ai shtoi: “Lirimi i njëanshëm i dhjetëra robërve është një përpjekje për të përgatitur terrenin për negociatat e ardhshme në lidhje me shkëmbimin e të burgosurve. Duhet thënë se sipas marrëveshjes ndërmjet "Këshillit Presidencial të Jemenit" (i lidhur me koalicionin saudit) dhe Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit , pritet që Sana'a të lirojë 181 të burgosur, përfshirë disa shtetas sauditë dhe sudanezë, në këmbim të lirimit të 706 të burgosurve jemenas. Zëdhënësi i Këshillit Presidencial të Jemenit, Majid Fadael, më herët njoftoi se pas ekzekutimit të këtij operacioni të shkëmbimit të të burgosurve, së shpejti do të kryhet një tjetër operacion në mënyrë që të gjithë të burgosurit të lirohen dhe të gjitha qendrat e paraburgimit dhe burgjet të evakuohen. Nga ana tjetër, Ahmed Awad bin Mubarak, Ministri i Jashtëm i Këshillit Presidencial të Jemenit, i cili është i lidhur me Riadin, në fillim të kësaj jave tha se midis Riadit dhe Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit vazhdojnë negociatat e drejtpërdrejta për rivendosjen e armëpushimit.

Tags