Hakerohet faqja e agjencisë së spiunazhit Mossad
Grupi i hakerëve "Anonymous Sudan" sulmoi faqen e internetit të agjencisë së spiunazhit të regjimit sionist, Mossad.
Mediat në gjuhën hebraike njoftuan se grupi i hakerëve "Anonymous Sudan" sulmoi faqen e agjencisë së spiunazhit Mossad. Gazeta në gjuhën hebraike Ma'ariv njoftoi se faqet e internetit të Mossadit dhe Kompanisë Sioniste të Sigurimeve janë vënë në shënjestër të një sulmi kibernetik dhe janë bërë të paarritshme. Përmasat e këtij sulmi ende nuk janë bërë të ditura, por ky sulm kibernetik mund të çojë në nxjerrjen e një pjese të madhe të informacionit të sigurisë dhe politikës së regjimit sionist. Ky është sulmi i dhjetë kibernetik në infrastrukturën e regjimit sionist që bëhet në më pak se një javë. Dy ditë më parë, gazeta në gjuhën hebraike Yediot Aharonot njoftoi se grupi i hakerëve i njohur si " Anonymous Sudan " sulmoi faqen e internetit të kompanisë sioniste të energjisë elektrike dhe e bëri atë të padisponueshme. Gazeta sioniste Yediot Aharonot gjithashtu pranoi se sulmet kibernetike janë shtuar shumë gjatë muajit prill. Gjatë muajve të fundit janë kryer më shumë se 60 sulme kibernetike në sistemin bankar, sistemin shëndetësor, aeroportin Ben Gurion dhe disa qendra të tjera në territoret e pushtuara dhe disa prej sulmeve kanë çuar në marrjen e bazave të të dhënave. Vitet e fundit, regjimi sionist është përballur me sulme kibernetike edhe nga grupet e rezistencës.