Riad Al-Maliki: Po i vjen fundi mjerimit të popullit palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143056-riad_al_maliki_po_i_vjen_fundi_mjerimit_të_popullit_palestinez
Ministri i punëve të jashtme të Palestinës theksoi se ka ardhur koha që t'i jepet fund mjerimit të popullit palestinez.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 26, 2023 15:57 Europe/Tirane
  • Riad Al-Maliki: Po i vjen fundi mjerimit të popullit palestinez

Ministri i punëve të jashtme të Palestinës theksoi se ka ardhur koha që t'i jepet fund mjerimit të popullit palestinez.

Për palestinezët, Dita e Nakbatit është një kujtesë e ditëve të hidhura të pushtimit të vendit të tyre dhe konfiskimit të tokës dhe fillimit të valës së parë të zhvendosjes dhe dëbimit me dhunë të më shumë se 800,000 palestinezëve nga shtëpitë e tyre.

Kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi se në fjalimin e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ministri i jashtëm palestinez Riad Al-Maliki duke iu referuar fillimit të pushtimit të Palestinës nga regjimi sionist që nga dita e Nakbatit, deklaroi: "Migrimi i detyruar dhe uzurpimi i tokave palestineze dhe përpjekjet për zëvendësimin e popullit palestinez, po vazhdojnë akoma nga regjimi sionist".

Al-Maliki duke theksuar se nëse do të kishte respektim të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe do të ishin zbatuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit, paqja do të ishte vendosur në Palestinë shumë kohë më parë dhe pushtimi dhe aparteidi ndaj popullit palestinez do të kishin përfunduar, deklaroi: "Tani ka ardhur koha për t'i dhënë fund mjerimit të popullit të Palestinës".

Ministri i jashtëm palestinez shtoi gjithashtu: "E vetmja gjë që populli palestinez dëshiron është respektimi dhe zbatimi në mënyrë të drejtë i Kartës së Kombeve të Bashkuara".

Të shtunën, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një plan në të cilin kërkoi nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (Gjykatën e Hagës) të marrë vendim në lidhje me pasojat ligjore të shkeljes së të drejtës për vetëvendosje të kombit palestinez, pushtimit afatgjatë, ndërtimeve të kolonive sioniste dhe për veprimet e regjimit sionist për të ndryshuar situatën kolektive në Kudsin e pushtuar.