137% rritje e sulmeve kibernetike ndaj Izraelit
Një firmë sigurie në internet ka raportuar një përshkallëzim të paparë të sulmeve kibernetike dhe grupeve hakeruese në javët e fundit në Izrael.
Uebsajti i sigurisë kibernetike TechMonitor në një raport tha se sulmet kibernetike ndaj Izraelit janë rritur me 137% në katër muajt e fundit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Burimet hebraike gjithashtu raportuan një sulm kibernetik ndaj kompanisë izraelite të sigurisë dhe armëve Evigilo & IWI. Sulmet ndodhën të dielën kundër dy kompanive izraelite të sigurisë dhe ushtrisë. Në javët e fundit, veçanërisht që nga fillimi i këtij muaji, grupet pro-palestineze të hakimit kanë kryer sulme të shumta kundër uebsajteve sioniste. Përgjegjësia e shumicës së sulmeve i atribuohen një grupi hakerash anonim nga Sudani, i cili ka deklaruar se këto sulme ishin ndërmarrë hapa për t'u hakmarrë ndaj sulmeve të regjimit izraelit ndaj palestinezëve.