Deklarata përfundimtare e takimit pesëpalësh të Jordanisë për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143294-deklarata_përfundimtare_e_takimit_pesëpalësh_të_jordanisë_për_sirinë
Ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Sirisë, Arabisë Saudite, Irakut dhe Egjiptit në fund të takimit të tyre pesëpalësh në Aman, kryeqyteti i Jordanisë, theksuan prioritetin e përfundimit të krizës siriane dhe vuajtjeve të shkaktuara prej saj për popullin e këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 01, 2023 19:55 Europe/Tirane
  • Deklarata përfundimtare e takimit pesëpalësh të Jordanisë për Sirinë

Ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Sirisë, Arabisë Saudite, Irakut dhe Egjiptit në fund të takimit të tyre pesëpalësh në Aman, kryeqyteti i Jordanisë, theksuan prioritetin e përfundimit të krizës siriane dhe vuajtjeve të shkaktuara prej saj për popullin e këtij vendi.

Sipas raportit të IRNA, në deklaratën përfundimtare të këtij takimi pesëpalësh thuhet: Të pranishmit në takim ranë dakord për domosdoshmërinë e dërgimit të ndihmës humanitare dhe mjekësore për popullin sirian. Në këtë deklaratë theksohet: Në këtë takim, u theksua bashkëpunimi i Sirisë, vendeve të lartpërmendura dhe Kombeve të Bashkuara me qëllim të zhvillimit të një strategjie gjithëpërfshirëse për përmirësimin e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit në të gjitha format e tij, si dhe përfundimin e pranisë së grupeve terroriste në Siri dhe neutralizimi i aftësive të tyre. Ministrat e jashtëm të pesë vendeve theksuan se janë të përkushtuar për të mbështetur Sirinë dhe institucionet e saj me qëllim të zgjerimit të kontrollit të këtij vendi mbi territoret e tij, zbatimin e sundimit të ligjit, përfundimin e pranisë së grupeve të armatosura dhe terroriste në territoret siriane, si dhe ndalimin e ndërhyrjeve të huaja në punët e brendshme të Sirisë, në përputhje me dispozitat e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së.