Hanije: Martirizimi dhe lufta kundër armikut janë të pakufizuar
Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) duke shprehur ngushëllime për martirizimin e Shejkh Khidr Adnan, theksoi se rruga e luftës, martirizimit dhe rezistencës do të vazhdojë.
Shejkh Khidr Adnan, një nga liderët e lartë të lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, u martirizua në burgun e regjimit izraelit pas 86 ditësh grevë urie.
Sipas kanalit të lajmeve Al-Mayadeen, Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamasit, në një bisedë telefonike me Ziad Al-Nakhleh, sekretar i përgjithshëm i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, theksoi se lufta e popullit palestinez kundër armikut sionist është e pakufizuar.
Hanije deklaroi se populli palestinez po qëndron përballë armikut ditë e natë dhe nuk do të lodhet kurrë dhe nuk do të ndalet kurrë dhe theksoi se populli palestinez do të vazhdojë në rrugën e xhihadit, martirizimit dhe rezistencës.
Më herët, Zijad Al-Nakhleh tha: "Martirizimi i Shejkh Khidr Adnan është një simbol i luftës së kombit tonë trim dhe nëse nuk do të ishin njerëz si dëshmori Khidr Adnan, çështja palestineze do të ishte zhdukur dhe çdo ditë që kalon, fitorja e popullit palestinez mbi regjimin sionist bëhet më e sigurt".