Sullivan dhe Princi i Kurorës diskutojnë për marrëdhëniet strategjike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143614-sullivan_dhe_princi_i_kurorës_diskutojnë_për_marrëdhëniet_strategjike
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Amerikane gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite u takua me Princin e Kurorës dhe shqyrtoi marrëdhëniet strategjike midis dy palëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 08, 2023 10:12 Europe/Tirane
  • Sullivan dhe Princi i Kurorës diskutojnë për marrëdhëniet strategjike

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Amerikane gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite u takua me Princin e Kurorës dhe shqyrtoi marrëdhëniet strategjike midis dy palëve.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite (WAS) raportoi: Takimi midis Jake Sullivan dhe Mohammed bin Salman u mbajt në qytetin port Jeddah, i cili tani është bërë qendra e pritjes së refugjatëve që vijnë nga konfliktet në Sudan.  Në një udhëtim që synonte forcimin e marrëdhënieve shpesh të tensionuara me Riadin, këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare dhe princi i kurorës saudite, shqyrtuan marrëdhëniet strategjike. Shtëpia e Bardhë në një deklaratë tha: "Sullivan shqyrtoi përparimin e rëndësishëm në negociatat që synojnë arritjen e armëpushimit 15-mujor në Jemen dhe përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të Kombeve të Bashkuara për t'i dhënë fund luftës në këtë vend".  Agjencia e lajmeve Bloomberg të premten njoftoi se zyrtarët e lartë amerikan të sigurisë kombëtare në javët e ardhshme planifikojnë të bëjnë udhëtime të veçanta në Arabinë Saudite dhe këto udhëtime janë një shenjë e re e gatishmërisë së SHBA-së për të qetësuar marrëdhëniet e tensionuara me Arabinë Saudite.  Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken gjithashtu në qershor do të vizitojë Arabinë Saudite.