Sullivan dhe Princi i Kurorës diskutojnë për marrëdhëniet strategjike
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Amerikane gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite u takua me Princin e Kurorës dhe shqyrtoi marrëdhëniet strategjike midis dy palëve.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite (WAS) raportoi: Takimi midis Jake Sullivan dhe Mohammed bin Salman u mbajt në qytetin port Jeddah, i cili tani është bërë qendra e pritjes së refugjatëve që vijnë nga konfliktet në Sudan. Në një udhëtim që synonte forcimin e marrëdhënieve shpesh të tensionuara me Riadin, këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare dhe princi i kurorës saudite, shqyrtuan marrëdhëniet strategjike. Shtëpia e Bardhë në një deklaratë tha: "Sullivan shqyrtoi përparimin e rëndësishëm në negociatat që synojnë arritjen e armëpushimit 15-mujor në Jemen dhe përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të Kombeve të Bashkuara për t'i dhënë fund luftës në këtë vend". Agjencia e lajmeve Bloomberg të premten njoftoi se zyrtarët e lartë amerikan të sigurisë kombëtare në javët e ardhshme planifikojnë të bëjnë udhëtime të veçanta në Arabinë Saudite dhe këto udhëtime janë një shenjë e re e gatishmërisë së SHBA-së për të qetësuar marrëdhëniet e tensionuara me Arabinë Saudite. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken gjithashtu në qershor do të vizitojë Arabinë Saudite.