Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina nënshkruajnë 3 marrëveshje bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143630-emiratet_e_bashkuara_arabe_dhe_kina_nënshkruajnë_3_marrëveshje_bërthamore
Organizata e Energjisë Bërthamore e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi nënshkrimin e tre memorandumeve të mirëkuptimit me palën kineze në fushën e zgjerimit të bashkëpunimit bërthamor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 08, 2023 17:23 Europe/Tirane
  • Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina nënshkruajnë 3 marrëveshje bërthamore

Organizata e Energjisë Bërthamore e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi nënshkrimin e tre memorandumeve të mirëkuptimit me palën kineze në fushën e zgjerimit të bashkëpunimit bërthamor.

Kanali televiziv Al-Arabiya njoftoi se Organizata e Energjisë Bërthamore të Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se ka nënshkruar tre memorandume mirëkuptimi me Institutin e Kërkimeve të Energjisë Bërthamore dhe Organizatën Kombëtare të Energjisë Bërthamore të Kinës si dhe me Institutin e Industrive të Energjisë Bërthamore të këtij vendi.

Marrëveshjet e sipërpërmendura do të përfshijnë bashkëpunim në fushën e energjisë bërthamore dhe mirëmbajtjen e nevojshme të saj, së bashku me bashkëpunimin në fushën e reaktorëve me ftohje me gaz në temperaturë të lartë, si dhe bashkëpunimin në sigurimin e karburantit bërthamor dhe investimet në këtë fushë.

Sipas këtij raporti, Emiratet e Bashkuara Arabe po përpiqen të sigurojnë 6% të nevojave të saj për energji nga energjia bërthamore në kuadër të planit të publikuar të vendit për të reduktuar gazrat serrë deri në vitin 2050.

Emiratet e Bashkuara Arabe kishin njoftuar më parë se Kina do të jetë partneri kryesor i vendit për zbatimin e këtij projekti dhe kur të përfundojë projekti i ndërtimit të termocentralit Barakah pranë Abu Dhabit, gjithsej katër reaktorë do të prodhojnë 5600 megavat energji elektrike.

Duhet theksuar se forcimi i bashkëpunimit të përbashkët midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kinës nuk kufizohet vetëm në fushat bërthamore, pasi gazeta amerikane "Washington Post" kohët e fundit bëri të ditur se Kina ka krijuar objekte të reja ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe.

"Washington Post" shtoi gjithashtu se marrëveshja midis Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka nxitur shqetësimin në rritje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për humbjen e partnerit të saj të gjatë të sigurisë në Lindjen e Mesme.