Netanyahu: U kërkoj të gjithëve të mos dalin nga strehimoret
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143820-netanyahu_u_kërkoj_të_gjithëve_të_mos_dalin_nga_strehimoret
Në një mesazh, kryeministri i Izraelit u kërkoi izraelitëve që të mos dalin nga strehimoret dhe të zbatojnë direktivat e komandës së frontit të brendshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 12, 2023 11:51 Europe/Tirane
  • Netanyahu: U kërkoj të gjithëve të mos dalin nga strehimoret

Në një mesazh, kryeministri i Izraelit u kërkoi izraelitëve që të mos dalin nga strehimoret dhe të zbatojnë direktivat e komandës së frontit të brendshëm.

Ministri i Jashtëm i regjimit sionist gjithashtu tha: "Kushdo që derdh gjakun e hebrenjve, ne do t'i kërkojmë llogari dhe do të vazhdojmë të sulmojmë me forcë Xhihadin Islamik".  Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Hamasit, Abdul Latif Qanoa, deklaroi se Dhoma e Përbashkët Operative e Rezistencës Palestineze po neutralizon sulmet e pushtuesve me të gjitha forcat e saj dhe theksoi se rezistenca palestineze do të vazhdojë sulmet e saj dhe do të kundërshtojë krimet e regjimit pushtues kundër popullit palestinez.