Racizmi i sionistëve i ngre zërin edhe Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i144170-racizmi_i_sionistëve_i_ngre_zërin_edhe_amerikës
Sloganet raciste të sionistëve gjatë ceremonisë së marshimit të flamurit në territoret e pushtuara, bënë që të reagojnë edhe Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 19, 2023 11:59 Europe/Tirane
  • Racizmi i sionistëve i ngre zërin edhe Amerikës

Sloganet raciste të sionistëve gjatë ceremonisë së marshimit të flamurit në territoret e pushtuara, bënë që të reagojnë edhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve “Shahab”, Departamenti Amerikan i Shteitt këtë akt e cilësoi si dhunë të papranueshme dhe sjellje raciste të kolonëve izraelitë në Jerusalemin e pushtuar dhe e dënoi atë. Matthew Miller, një nga zëdhënësit e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, pohoi se Uashingtoni kundërshton me vendosmëri çdo përdorim të gjuhës raciste dhe ne dënojmë me forcë sloganet e urrejtjes si "Vdekje arabëve" gjatë marshimit të flamurit në Kods. Pa iu referuar përdhosjes së vendeve të shenjta nga sionistët, Departamenti Amerikan i Shtetit u kërkoi të gjitha palëve të ushtrojnë vetë-përmbajtje dhe të përmbahen nga sjelljet dhe fjalët provokuese që përshkallëzojnë tensionet. Marshi vjetor i flamurit mbahet më 18 maj për të shënuar përvjetorin e pushtimit të pjesës së vjetër të Kodsit të pushtuar nga regjimi sionist në luftën e vitit 1967. Ky marsh kalon nëpër Bab al-Amoud dhe lagjet e vjetra të Kdosit dhe arrin në oborret e xhamisë Al-Aksa, ku zhvillohet programi i quajtur "Vallja e flamujve" dhe kolonët sionistë, me këtë veprim provokues, kërkojnë dëbimin e Palestinezët nga Kodsi. Sipas raportimeve të mediave lokale palestineze, sionistët dje në këtë marshim provokues kanë brohoritur parrulla raciste kundër arabëve si “Vdekje arabëve” dhe “Të digjen fshatrat tuaja”. Sionistët me mbështetjen e forcave policore sulmuan edhe të rinjtë palestinezë. Kolonët gjithashtu sulmuan me gurë dhe shishe qelqi një numër gazetarësh që po raportonin për marshimin.   Si pasojë e këtij sulmi janë plagosur një numër gazetarësh.