Arabia Saudite reagon ndaj përdhosjes së Xhamisë Al-Aksa nga sionistët
Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite ka dënuar veprimet e dhunshme të sionistëve ndaj Xhamisë Al-Aksa.
Ditën e kaluar me qindra kolonë sionist nën mbrojtjen e forcave ushtarake të regjimit sionist kanë hyrë me forcë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa gjatë marshit të flamurit.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite me anë të një deklarate, ka dënuar agresionin e kolonëve sionistë dhe anëtarëve të kabinetit të regjimit pushtues sionist ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe ka deklaruar: "Riadi mbështet të gjitha përpjekjet për gjetjen e një rrugëzgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për Palestinën.
Agresioni i kolonëve sionistë ndaj Xhamisë Al-Aksa bëhet në kuadër të përpjekjeve të regjimit sionist për imponimin e planeve për ndarjen kohore dhe hapësinore të Bejtul-Mokades.
Veprimet e dhunshme dhe agresionin sionist ndaj Kudsit të shenjtë e kanë dënuar edhe vendet e tjera arabe dhe myslimane.