Amerika kritikon sulmin e ministrave sionistë në xhaminë Al-Aksa
(last modified Mon, 22 May 2023 05:56:39 GMT )
May 22, 2023 07:56 Europe/Tirane
  • Amerika kritikon sulmin e ministrave sionistë në xhaminë Al-Aksa

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit të hënën në mëngjes kritikoi bastisjen e xhamisë Al-Aksa nga ministrat e kabinetit të regjimit sionist.

Sipas Al Jazeera, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, kritikoi sulmin e ministrave të kabinetit sionist ndaj xhamisë Al-Aksa dhe shprehu shqetësimin e tij për veprime të tilla provokuese. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit gjithashtu tha: “Jemi thellësisht të shqetësuar nga urdhri i Izraelit, i cili u lejon qytetarëve të tij të jetojnë në vendbanimin “Homesh” në veri të Bregut Perëndimor, i cili sipas ligjeve të regjimit të Izraelit është ndërtuar ilegalisht në tokën private palestineze. Ai shtoi: Kjo çështje bie ndesh me angazhimet me shkrim të ish-kryeministrit Ariel Sharon ndaj administratës së Bushit në vitin 2004 dhe angazhimet aktuale të Izraelit ndaj administratës së Bidenit. Zgjerimi i ndërtimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor është një pengesë për arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete. Miller shtoi: Ne theksojmë pozicionin vendimtar të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të statusit historik të vendeve të shenjta në Kods dhe rolin e veçantë të Jordanisë si kujdestar i vendeve të shenjta islame në këtë qytet. Itamar Ben Guer, ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, mëngjesin e së dielës me një grup sionistësh sulmoi xhaminë Al-Aksa. Edhe muajin e kaluar me mbështetjen e forcave sioniste, Ben Guer ka sulmuar Xhaminë Al-Aksa së bashku me një numër sionistësh.  Veprimi i Ben Guer solli reagime të rëndësishme palestineze dhe arabe dhe përveç figurave dhe grupeve të rezistencës palestineze, vendet arabe duke përfshirë Katarin, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe Ministria e Jashtme turke, e dënuan atë.