Protestuesit sionistë mblidhen para shtëpisë së Netanjahut
(last modified Sat, 03 Jun 2023 06:33:26 GMT )
Qershor 03, 2023 08:33 Europe/Tirane
  • Protestuesit sionistë mblidhen para shtëpisë së Netanjahut

Qindra kolonë sionistë u mblodhën para shtëpisë së kryeministrit izraelit në zonën Casaria, për të kundërshtuar planin e kabinetit të regjimit sionist për të kryer reforma në sistemin gjyqësor.

Plani i kabinetit të Netanjahut, i njohur si “reforma e ligjit gjyqësor”, të cilin banorët e territoreve të pushtuara e interpretojnë si një grusht shteti “kushtetues”, ka çuar në tensione politike në kabinetin e këtij regjimi dhe në përhapjen e protestave popullore në Izrael. Në planin e kabinetit të Netanjahut do të reduktohen kompetencat e gjyqësorit dhe do të forcohet pushteti kryesisht pozita e ekzekutivit dhe legjislativit të këtij regjimi. Së fundmi miratimi i këtij plani u shty nga Netanjahu, por protestuesit këmbëngulin për anulimin e plotë të këtij plani. Sipas rrjetit Al-Mejadeen, grumbullimi i kolonëve sionistë para shtëpisë së Netanjahut rezultoi në një konflikt të ashpër mes tyre dhe policisë e cila plagosi një numër protestuesish. Protestuesit sionistë gjithashtu përmes rrjeteve sociale u bënë thirrje kolonëve sionistë që të marrin pjesë në demonstratën e së shtunës kundër reformave në drejtësi. Për të 21-ën javë me radhë, të shtunën e kaluar kanë vazhduar tensionet dhe konflikti mes sionistëve. Trazirat në territoret e pushtuara vazhdojnë dhe kundërshtarët e kabinetit qeverisës të regjimit sionist demonstruan kundër koalicionit qeverisës.

Tags