Atuan: Operacioni në kufirin e Egjiptit, ishte martirizues
Analisti i njohur i botës arabe ka thënë se vrasja e ushtarëve sionistë nga ushtari egjiptian është bërë në kuadër të një operacioni martirizues.
Të shtunën një ushtarë egjiptian pasi disa ushtarë sionistë kishin hyrë në kufirin e Egjiptit, është përleshur tre herë me armë zjarri me ata dhe gjatë këtyre përleshjeve janë vrarë tre ushtarë sionistë. Kjo përleshje e armatosur ka ndodhur në korridorin kufitar "Nitsana", 40 kilometra larg korridorit Rafah në Rripin e Gazës.
Gazeta "Ra'jul-Jeum" në një artikull të saj ka shkruar se Abdulbari Atuan, analisti i njohur i botës arabe, ka thënë: "Operacioni të cilin e ka kryer ushtari egjiptian në afërsi të kufijve të vendit të tij me Palestinës e pushtuar, ishte një operacion martirizues i cili pasqyron ndjenjat e mbi 110 milionë egjiptianëve dhe 500 milionë qytetarëve arabë në përgjithësi. Ky veprim ishte vetëm veprim nacionalist i cili në asnjë mënyrë nuk ishte i lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike".
Atuan ka shtuar: "Ky operacion buron nga ndjenjat nacionaliste dhe kombëtare të ushtarit egjiptian dhe është shenjë e solidaritetit me palestinezët të cilët po vritet për çdo ditë nga forcat ushtarake të regjimit sionist ose nga sulmet ajrore dhe gjithashtu është shenjë e solidaritetit me të gjithë dëshmorët, trupat e të cilëve po i mbanë të konfiskuar regjimi sionist dhe nuk po ua jep palestinezëve. Pra, atë çfarë duhet ta dinë ushtarët izraelitë, komandantët dhe krerët politikë të regjimit sionist, është kjo se marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve (e vjetra dhe e reja) nuk do të sjellin kurrë siguri dhe stabilitet për ata".
Ky analist i njohur i botës arabe ka theksuar: "Izraelitët çfarë mund të presin tjetër nga ushtari egjiptian besimtar në kohën kur për çdo ditë sionistët kryejnë sulme dhe agresion ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe për çdo ditë sulmojnë në mënyrë të egër vëllezërit e tij në Nablos, Xhenin, Tulkerem dhe Gaza?! Në kohën kur raketat e regjimit sionist nuk bëjnë dallim në vrasjen e fëmijëve, të rriturve ose grave dhe civilëve të tjerë dhe po vrasin të gjithë! Regjimi sionist është i rrethuar në të gjitha anët me armë dhe me raketa nga veriu, nga jugu, nga perëndimi dhe madje as nga deti nuk ekziston ndonjë korridor i sigurt për ata. Aeroportet gjithashtu nuk janë të sigurt për pushtuesit sionist dhe beteja "Shpata e Kudsit" dhe beteja e fundit e Gazës dëshmojnë më së miri këtë pretendim".