Martirizimi i një fëmije palestinez dy vjeçar nga sionistët
(last modified Mon, 05 Jun 2023 17:11:31 GMT )
Qershor 05, 2023 19:11 Europe/Tirane
  • Martirizimi i një fëmije palestinez dy vjeçar nga sionistët

Regjimi Sionist në krimin e tij më të fundit ka martirizuar një fëmijë palestinez dy vjeçar.

Sipas raportimit të Palestine Al-Youm të hënën, Mohammad Haitham Al-Tamimi, një fëmijë palestinez dy vjeçar, u qëllua për vdekje nga sionistët. Ky fëmijë palestinez është nga fshati Nabi Saleh në Ramallah. Dy ditë më parë, gjatë sulmit të forcave sioniste, Mohammad Haitham u plagos rëndë nga elementët sionistë dhe vdiq sot. Të dielën mbrëma, kolonët sionistë sulmuan edhe vendbanimin “Barka” që ndodhet në veriperëndim të Nablusit dhe plagosën 59 palestinezë. Gjatë ditëve të kaluara, zona të ndryshme të Nablusit kanë qenë skenë e demonstratave të palestinezëve kundër ndërtimit të vendbanimeve të regjimit sionist në këtë zonë.

 

Tags