Liga Arabe paralajmëron për mosvëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj çështjes palestineze
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe ka paralajmëruar për mosvëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj çështjes palestineze nën hijen e qeverisë së ekstremit të djathtë të regjimit sionist.
Forcat ushtarake izraelite kanë intensifikuar sulmet e tyre në Bejtul-Mokades, Xhaminë Al-Aksa dhe në zona të tjera palestineze pas rikthimit në detyrë të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ahmad Abul Ghajt, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, dje në një takim me Tor Winsland, koordinatorin special të Kombeve të Bashkuara në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në selinë e Ligës Arabe, ka biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në territoret e pushtuara palestineze dhe përpjekjet për të negociuar vendosjen e paqes.
Në këto konsultime, Abu al-Ghajt paralajmëroi për indiferencën e bashkësisë ndërkombëtare ndaj çështjes palestineze dhe të dyja palët theksuan nevojën e zgjidhjes së konfliktit palestinezo-izraelit pa ndarjen e një pjese të tokave të pushtuara palestineze përmes projekteve të ndryshme të kolonive sioniste.
Në këtë deklaratë thuhet se planet dhe projektet e kolonive sioniste mund të shkatërrojnë çdo përpjekje për zgjidhjen e çështjes palestineze.
Abul Ghait paralajmëroi gjithashtu për brishtësinë e kushteve ekzistuese në territoret e pushtuara dhe theksoi se çdo herë ekziston mundësia e ripërtëritjes së tensioneve.