Hamasi: Legalizimi i burgosjes së adoleshentëve 12-vjeçarë palestinezë, është krim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i145554-hamasi_legalizimi_i_burgosjes_së_adoleshentëve_12_vjeçarë_palestinezë_është_krim
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) dënoi veprimin e parlamentit sionist për miratimin e ligjit për burgosjen e adoleshentëve palestinezë mbi moshën 12 vjeç.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 17, 2023 19:17 Europe/Tirane
  • Hamasi: Legalizimi i burgosjes së adoleshentëve 12-vjeçarë palestinezë, është krim

Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) dënoi veprimin e parlamentit sionist për miratimin e ligjit për burgosjen e adoleshentëve palestinezë mbi moshën 12 vjeç.

Së fundmi, komiteti ministror legjislativ i parlamentit sionist po shqyrton projektligjin e propozuar nga Yitzhak Kreuzer nga partia "Utezma Yehud" (Fuqia Hebraike) në lidhje me ndalimin ekzekutiv të adoleshentëve palestinezë 12-vjeçarë dhe burgosjen e tyre.

Faqja informative Al-Ahd njoftoi se lëvizja Hamas lëshoi ​​një deklaratë dhe theksoi se akti i parlamentit sionist për rishikimin e miratimit të ligjit për burgosjen e adoleshentëve palestinezë 12 vjeç, tregon natyrën raciste dhe brutalitetin e këtij regjimi uzurpues dhe një veprim i tillë konsiderohet krim.

Në deklaratën e Hamasit thuhet: "Miratimi i ligjeve të tilla konsiderohet shkelje e qartë e të gjitha ligjeve që janë miratuar deri më tani për mbrojtjen e fëmijëve dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë një qëndrim serioz në drejtim të dënimit të regjimit sionist dhe ndjekjes penale të këtij regjimi me akuzë për kryerjen e krimeve të vazhdueshme kundër fëmijëve dhe adoleshentëve palestinezë".

Hamasi theksoi gjithashtu se të gjitha veprimet e armikut sionist për të ushtruar presion mbi kombin palestinez dhe mbi rezistencën e tij nuk do t'i bëjnë palestinezët të tërhiqen nga rruga e mbrojtjes së vetes dhe vendeve të tyre të shenjta dhe arritjes së lirisë.

Aktualisht, regjimi sionist ka legalizuar burgimin e adoleshentëve 14 vjeç, por Yitzhak Kreuzer, në këtë projektligj vendos të ulë moshën ligjore për burgimin e adoleshentëve palestinezë në 12 vjet dhe në këtë mënyrë, nëse këta adoleshentë kryejnë operacione antisioniste, ata do të transferohen në burg në vend që të transferohen në "Qendrën Korrektuese".