Sionistët sulmojnë xhaminë Al-Aksa
(last modified Thu, 22 Jun 2023 19:22:36 GMT )
Qershor 22, 2023 21:22 Europe/Tirane
  • Sionistët sulmojnë xhaminë Al-Aksa

Me dhjetëra kolonë sionistë nën mbështetjen e ushtrisë së regjimit pushtues sulmuan xhaminë Al-Aksa.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, pas sulmit në xhaminë Al-Aksa kolonët sionistë filluan të veprojnë në mënyrë provokative. Sionistët pushtues çdo ditë e sulmojnë xhaminë Al-Aksa. Që nga pushtimi i Kodsit në vitin 1967, ushtarët e regjimit okupator sionist kanë marrë nën kontroll portën e perëndimore të xhamisë dhe përmes kësaj kolonët dhe forcat pushtuese e sulmojnë atë çdo ditë, ndërsa myslimanët nuk lejohen që të hyjnë në xhaminë Al-Aksa. Qëllimi i këtyre agresioneve të vazhdueshme është të krijohen kushte për zbatimin e planit të keq të ndarjes kohore dhe gjeografike të kësaj xhamie ndërmjet myslimanëve dhe hebrenjve, në mënyrë që ata përfundimisht të marrin kontrollin e plotë të kësaj xhamie dhe pas shkatërrimit të ndërtojnë një tempull hebre.

Tags