Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian pranon vrasjen e paprecedentë të palestinezëve
Son Cohen von Burgdorf, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Palestinë, vrasjen e palestinezëve e quajti të paprecedentë që nga viti 2005 dhe tha se ajo që bënë kolonët në qytetin "Tarmsaiya" është një akt terrorist.
2005 është viti i fundit i intifadës së dytë. Që atëherë, regjimi sionist ka zhvilluar disa luftëra afatgjata dhe afatshkurtra kundër palestinezëve. Krahas luftës, sulmi i kolonëve dhe ushtarëve izraelitë ndaj palestinezëve në territoret e pushtuara është një tjetër krim i kryer nga sionistët. Prishja e shtëpive, dëbimi dhe shpërngulja e detyruar e palestinezëve gjithashtu është një tjetër krim i kryer nga regjimi pushtues. Viti i kaluar ishte viti më i vështirë për palestinezët për shkak të ashpërsisë së krimeve të sionistëve dhe numrit të lartë të martirëve që është më i madhi që nga viti 2005. Këto krime janë bërë gjithnjë e më intensive që nga fillimi i vitit 2023. Kabineti i ri i Benjamin Netanyahu, i cili përbëhet nga një kryeministër dhe ministra radikal, racist dhe ekstremist, nuk shmang asnjë dhunë kundër palestinezëve të cilat kryhen njëkohësisht dhe në kombinim me kolonët sionistë. Në këto krime sioniste, fëmijët janë viktimat kryesore. 27 fëmijë u martirizuan nga ushtarët izraelitë në vitin 2023. Mohammad Haitham al-Tamimi, një fëmijë 2-vjeçar, është martiri më i ri palestinez, i vrarë në vitin 2023. Ky fëmijë palestinez ishte vetëm 2 vjeç kur u qëllua nga ushtarët sionistë në Bregun Perëndimor. Sulmi që u bë në qytetin e pushtuar Tarmsaiya është gjithashtu një krim i ri i sionistëve. Sionistët, të cilët vazhdojnë të ndërtojnë vendbanime megjithë heshtjen e Perëndimit dhe të Kombeve të Bashkuara, sulmuan qytetin Tarmsaiya në veri të Bregut Perëndimor. Raportimet tregojnë se sionistët sulmuan qytetin me qëllim masakrimin e banorëve dhe dogjën më shumë se 40 shtëpi, më shumë se 60 makina dhe toka bujqësore, të cilat janë burimi i jetesës së qytetarëve. Son Cohen von Burgdorf, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Palestinë, kritikoi sulmin në këtë fshat dhe tha: Tarmsiya është një tokë e pushtuar dhe mbrojtja e banorëve të këtij qyteti është përgjegjësi e Izraelit dhe ne me qëllim që të zbulojmë të vërtetën për atë që ndodhi në këtë qytet udhëtuam në këtë qytet. Ai shtoi më tej: Ajo që kolonët bënë në qytetin e Tarmsaya është një akt terrorist. Edhe pse përfaqësuesi i Bashkimit Evropian kritikoi sulmin ndaj Tarmsiya dhe atë e quajti një akt terrorist dhe se vendbanimet që po zgjerohen në tokat palestineze duhet të ndalen, mirëpor çështja e rëndësishme është që krimet e sionistëve duhet të ndalet më të vërtetë, sepse nëse ky regjim avzhdon ndërtimin ei vendbanimeve, dëbimet dhe vrasjet, atëherë komentimet dhe politikat e shprehjes së mendimit nuk pi ujë. Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Palestinë i quajti të paligjshme vendbanimet e ndërtuara në Bregun Perëndimor dhe këtë fakt e quajti shkaktarin kryesor të përshkallëzimit të tensioneve në Bregun Perëndimor. Mirëpo Bashkimi Evropian, si një institucion që ka ndikim në politikën botërore, nuk ka marrë asnjë masë praktike për të ndaluar krimet e sionistëve dhe me këtë politikë pasive, ai madje i mbështet këto krime.