Batalionet Al-Qassam paralajmërojnë regjimin sionist
(last modified Sun, 25 Jun 2023 06:55:11 GMT )
Qershor 25, 2023 08:55 Europe/Tirane
  • Batalionet Al-Qassam paralajmërojnë regjimin sionist

Batalionet Al-Qassam, dega ushtarake e Hamasit, theksuan se përdorimi i avionëve nga regjimi sionist për të vrarë palestinezët në Bregun Perëndimor është fillimi i fundit të ekzistencës së këtij regjimi.

Regjimi sionist, i cili kohët e fundit është ngopur me operacionet me raketa të rezistencës palestineze dhe nuk është në gjendje t'i zmbrapsë këto sulme, në axhendën e tij ka vënë edhe një herë politikën e terrorit dhe ka kërcënuar se do të vrasë liderët e rezistencës palestineze.  Sipas agjencisë së lajmeve Shahab Palestine, batalionet e martirëve Ezzeddin Qassam, dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), në ceremoninë përkujtimore të Ayman Mansour, një prej liderëve të Hamasit, në veri të Rripit të Gazës, njoftuan se sot rrugët e Bregut Perëndimor janë bërë të pasigurta për pushtuesit sionist. Batalionet Al-Qassam shtuan: Jeta e Ayman Mansurit ishte e mbushur me veprime xhihadiste dhe rezistencë heroike kundër pushtuesit dhe ai ishte i pranishëm në të gjitha betejat e rezistencës së Gazës kundër armikut sionist. Zëdhënësi zyrtar për sigurinë dhe punët e brendshme në Rripin e Gazës të enjten njoftoi se një nga liderët e rezistencës në Gaza i quajtur Ayman Mansour dhe djali i tij i madh Atiyeh u qëlluan për vdekje në zonën Jabalia al-Balad në veri të Rripit të Gazës. Të mërkurën e kaluar, regjimi sionist në një aksion të paprecedentë me një sulm me dron ndaj një automjeti që transportonte luftëtarë palestinezë në zonën "Al-Jalma" rreth Jeninit në Bregun Perëndimor të lumit Jordan vrau tre prej tyre.

Tags