Mbreti i Jordanisë: Izraeli nuk duhet të rrezikojë paqen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i145888-mbreti_i_jordanisë_izraeli_nuk_duhet_të_rrezikojë_paqen
Mbreti i Jordanisë i kërkoi regjimit sionist që të përmbahet nga veprimet që çojnë në shkatërrimin e mundësive për paqe.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 25, 2023 20:50 Europe/Tirane
  • Mbreti i Jordanisë: Izraeli nuk duhet të rrezikojë paqen

Mbreti i Jordanisë i kërkoi regjimit sionist që të përmbahet nga veprimet që çojnë në shkatërrimin e mundësive për paqe.

Sipas IRNA nga agjencia zyrtare e lajmeve e Jordanisë (Petra), të dielën, Mbreti Abdullah II, në një takim me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Liu, theksoi nevojën që Izraeli të përmbahet nga veprimet e njëanshme që prishin stabilitetin dhe shkatërrojnë mundësitë për paqe. Ai tha se duhet të bëhen përpjekje për të arritur një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse bazuar në formimin e dy vendeve që do të garantojnë krijimin e një shteti të pavarur palestinez në kuadër të kufijve të vitit 1967 me Kodsin si kryeqytet. Mbreti i Jordanisë shtoi: Përpjekjet për të qetësuar dhe ulur tensionin në territoret palestineze duhet të shtohen. Agresioni i kolonëve sionistë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor në ditët e fundit është shtuar shumë. Ky agreison është bërë me mbështetjen dhe inkurajimin e anëtarëve të kabinetit të regjimit sionist. Të premten, Itamar Ben Guer, Ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, u bëri thirrje sionistëve radikalë që të krijojnë më shumë qendra sioniste në Bregun Perëndimor. Të mërkurën e kaluar kolonët sionistë duke sulmuar vendbanimin “Tarmsaiya” në verilindje të Ramallahut, sulmuan pronat e palestinezëve dhe u vunë flakën shtëpive, makinave dhe tokave bujqësore. Këto sulme, të cilat janë përsëritur shumë herë gjatë ditëve të fundit, kanë rezultuar me plagosjen e dhjetëra qytetarëve palestinezë.