Mbështetja e Amerikës i ka bërë sionistët arrogantë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146214-mbështetja_e_amerikës_i_ka_bërë_sionistët_arrogantë
Sot në Sana'a, kryeqyteti i Jemenit u mbajt një marsh madhështor në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe për të dënuar shkeljen e Kuranit të Shenjtë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 04, 2023 18:26 Europe/Tirane
  • Mbështetja e Amerikës i ka bërë sionistët arrogantë

Sot në Sana'a, kryeqyteti i Jemenit u mbajt një marsh madhështor në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe për të dënuar shkeljen e Kuranit të Shenjtë.

Të martën, me mijëra njerëz në Jemen demonstruan në rrugët e Sana'as në mbështetje të popullit palestinez dhe për të dënuar përdhosjen e Kuranit në Suedi. Në deklaratën përfundimtare të këtij marshimi thuhet: Dënojmë ashpër agresionin kriminal të armikut sionist në kampin Jenin, i cili rezultoi në martirizimin dhe plagosjen e dhjetëra palestinezëve. Marshuesit jemenas mbështetjen e Amerikës e konsideruan si shkak të arrogancës së regjimit sionist në sulmin kriminal ushtarak në kampin Xhenin dhe vazhdimin e krimeve sioniste kundër kombit palestinez. Në këtë deklaratë, populli i Jemenit vuri në dukje heshtjen e dyshimtë dhe të turpshme të bashkësisë ndërkombëtare ndaj krimeve të regjimit sionist dhe deklaroi: Kjo heshtje është arsyeja kryesore e vazhdimit të krimeve të regjimit sionist kundër kombit palestinez.