Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe midis Iranit dhe Irakut
Teherani dhe Bagdadi theksuan rëndësinë e investimeve për krijimin e një atmosfere stabiliteti politik dhe afrimin e vendeve të rajonit me njëri-tjetrin për të realizuar qëllimin e zhvillimit të kombeve të këtij rajoni në fushën politike dhe ekonomike.
Sipas IRNA, kryeministri i Irakut, Mohammad Shia al-Sudani, priti dje zëvendësministrin e jashtëm të Iranit, Ali Bagheri Kani dhe delegacionin e tij shoqërues. Në këtë takim, Ali Bagheri theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit dypalësh dhe zgjerimit të tij në nivel rajonal, për të neutralizuar planet e armiqve dhe në krye të tyre të regjimit sionist. Duke iu referuar krimeve të vazhdueshme kundër kombit palestinez, Bagheri, zëvendësi politik i Ministrisë së Jashtme iraniane, deklaroi: "Heshtja e pretenduesve evropianë të të drejtave të njeriut, ka qenë një nga faktorët që i bënë më të pafytyrë që pushtuesit sionist për të vazhduar brutalitetin e tyre”. Duke vlerësuar rolin aktiv të Irakut në de-përshkallëzimin rajonal, Bagheri shprehu shpresën se në kuadër të stabilitetit të arritur në këtë vend, në të ardhmen e afërt do të shohim një lëvizje shumëpalëshe dhe të brendshme në rajonin e Azisë Perëndimore drejt sigurisë dhe prosperitetit. Në këtë takim, kryeministri i Irakut, Mohammad Shia Sudani, përmendi konsultimet e vazhdueshme mes dy vendeve dhe iu referuar mbajtjes me sukses të Komitetit të pestë të përbashkët politik të të dy vendeve. Duke iu referuar kërkesës së vendit për mbajtjen e një takimi urgjent të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Kryeministri i Irakut vlerësoi mbështetjen e Republikës Islamike për mbajtjen e një takimi të tillë. Ali Bagheri Kani, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, në krye të një delegacioni të hënën mbërriti në Bagdad për të marrë pjesë në takimin e Komitetit të Përbashkët Politik të Iranit dhe Irakut, si dhe për t'u konsultuar me zyrtarë të lartë politikë të këtij vend.