Lirohet një prej liderëve të Hamasit nga robëria e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146372-lirohet_një_prej_liderëve_të_hamasit_nga_robëria_e_regjimit_sionist
Një nga liderët e njohur të lëvizjes Hamas u lirua pas 20 muajsh ndalim të përkohshëm nga burgu Ofer i regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 09, 2023 17:19 Europe/Tirane
  • Lirohet një prej liderëve të Hamasit nga robëria e regjimit sionist

Një nga liderët e njohur të lëvizjes Hamas u lirua pas 20 muajsh ndalim të përkohshëm nga burgu Ofer i regjimit sionist.

Sipas Qendrës së Informacionit Palestinez, Sheikh Hassan Yusuf, një nga liderët e famshëm të Hamasit në Bregun Perëndimor, më në fund sot u lirua nga burgu sionist pas 20 muajsh robëri.  Familja e këtij lideri të Hamasit theksoi se ai lirua nga burgu sionist Ofer dhe një numër i madh njerëzish morën pjesë në ceremoninë e pritjes së tij. Hussein Abu Kuik, një nga liderët e Hamasit në Bregun Perëndimor më herët kishte kërkuar organizimin e nje ceremonite të gjerë mirëseardhjeje për këtë udhëheqës palestinez të robëruar. Më 13 dhjetor 2021, forcat okupuese izraelite kapën Sheikh Hassan Yusuf pasi bastisën shtëpinë e tij në qytetin Bitonia në perëndim të Ramallahut. Ai është një nga liderët e famshëm të Hamasit dhe përfaqësues i Asamblesë Legjislative Palestineze dhe gjithsej 24 vite të jetës së tij i ka kaluar në robëri në burgjet e regjimit sionist.