Lirohet një prej liderëve të Hamasit nga robëria e regjimit sionist
Një nga liderët e njohur të lëvizjes Hamas u lirua pas 20 muajsh ndalim të përkohshëm nga burgu Ofer i regjimit sionist.
Sipas Qendrës së Informacionit Palestinez, Sheikh Hassan Yusuf, një nga liderët e famshëm të Hamasit në Bregun Perëndimor, më në fund sot u lirua nga burgu sionist pas 20 muajsh robëri. Familja e këtij lideri të Hamasit theksoi se ai lirua nga burgu sionist Ofer dhe një numër i madh njerëzish morën pjesë në ceremoninë e pritjes së tij. Hussein Abu Kuik, një nga liderët e Hamasit në Bregun Perëndimor më herët kishte kërkuar organizimin e nje ceremonite të gjerë mirëseardhjeje për këtë udhëheqës palestinez të robëruar. Më 13 dhjetor 2021, forcat okupuese izraelite kapën Sheikh Hassan Yusuf pasi bastisën shtëpinë e tij në qytetin Bitonia në perëndim të Ramallahut. Ai është një nga liderët e famshëm të Hamasit dhe përfaqësues i Asamblesë Legjislative Palestineze dhe gjithsej 24 vite të jetës së tij i ka kaluar në robëri në burgjet e regjimit sionist.