Forcat e armatosura të Jemenit kryejnë stërvitje ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146430-forcat_e_armatosura_të_jemenit_kryejnë_stërvitje_ushtarake
Ushtria dhe Komitetet Popullore të Jemenit zhvilluan një stërvitje në qytetin Sarvah që ndodhet në provincën Marib.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 11, 2023 09:26 Europe/Tirane
  • Forcat e armatosura të Jemenit kryejnë stërvitje ushtarake

Ushtria dhe Komitetet Popullore të Jemenit zhvilluan një stërvitje në qytetin Sarvah që ndodhet në provincën Marib.

Sipas kanalit të lajmeve al-Masirah, stërvitja "Dita e Vilajetit " e ushtrisë së  Jemenit, u mbajt në qytetin Sarbah të provincës Marib. Ajo  u ndoq nga "Mohammed Saleh Al-Naimi, anëtar i Këshillit Politik të Jemenit, "Mubarak Al-Mashen Al -Zejdi, komandanti i rajonit të tretë ushtarak, "Mohammed Al-Atafi, Ministër i Mbrojtjes dhe "Mohammed Abdulkarim Al-Ghamari" shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Jemenit. Në këtë strvitje morën pjesë njësitë e këmbësorisë, brigada e mjeteve të mekanizuara, snajperistët, artileria, njësia anti-blind dhe ajo e dronëve. Këto forca u angazhuan në stërvitje ushtarake dhe operacione sulmuese kundër objektivave hipotetike. Rrjeti Al-Masira bëri të ditur se kjo stërvitje tregon nivelin e avancuar që kanë arritur pjesë të ndryshme të forcave të armatosura të Jemenit përsa i përket aftësive të larta luftarake dhe aftësisëve për të luftuar kundër agresorëve dhe pushtuesve. Zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase, Yahja Saree, tha se nëse vendet agresore nuk u përgjigjen kërkesave të drejta të popullit për t'i dhënë fund pushtimit dhe rrethimit dhe nëse nuk të tërhiqen nga Jemeni, ne jemi të gatshëm të përballemi me ta.