Paralajmërim për valë të nxehti në rajonin e Azisë Perëndimore
(last modified Fri, 14 Jul 2023 07:13:07 GMT )
Korrik 14, 2023 09:13 Europe/Tirane
  • Paralajmërim për valë të nxehti në rajonin e Azisë Perëndimore

Në ditët në vijim, shtatë vende arabe do të jenë dëshmitarë të një fenomeni të quajtur “kupola e nxehtësisë”, e cila sjell një valë të fortë të nxehti dhe mund të jetë një kërcënim për jetën e njerëzve.

Sipas rrjetit Arab TRT, ekspertët paralajmëruan për valë ekstreme të të nxehtit në vendet e rajonit. Në ditët në vijim, shtatë vende arabe do të jenë dëshmitarë të një fenomeni të quajtur “kupola e nxehtësisë”, e cila sjell një valë të fortë të nxehti dhe mund të jetë një kërcënim për jetën e njerëzve. Ekspertët e motit parashikuan se temperaturat në Egjipt, Irak, Arabinë Saudite, Siri, Liban, Palestinë dhe Jordani do të arrijnë më shumë se 50 gradë. Ky fenomen mund të vazhdojë për dy deri në shtatë ditë dhe është një kërcënim për shëndetin e njeriut, veçanërisht për të moshuarit. Vala më vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë ishte në vitin 2003, e cila vrau 30,000 njerëz.

Tags