Prokuroria e Kosovës nis hetimet për dhunën në Kuvend
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146528-prokuroria_e_kosovës_nis_hetimet_për_dhunën_në_kuvend
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas incidentit të sotëm që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 14, 2023 09:13 Europe/Tirane
  • Prokuroria e Kosovës nis hetimet për dhunën në Kuvend

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas incidentit të sotëm që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e bënë të ditur nga vetë Prokuroria përmes një komunikate ku thuhet se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, mes tyre edhe marrja e deklaratave nga palët e përfshira në këtë rast. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale ‘Sulmi’, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.