Arrestohen disa palestinezë në Kodsin e pushtuar dhe rajonin BPLJ
Ushtarakët e regjimit sionist në rajonin BPLJ dhe në Kodsin e pushtuar kanë arrestuar disa palestinezë.
Lajm bëhet i ditur nga agjencia Jordan Petra, sipas të cilës forcat sioniste kanë bastisur shtëpitë e palestinezëve në qytetet Xhenin, Nablus, Kalkiluie, Tulkeram, Ramallah, Betlehem, dhe Khalil të rajonit BPLJ dhe disa zona në lindje të Bejtul Mukadesit ku kanë arrestuar të paktën 19 palestinezë. Në mesin e të arrestuarve janë edhe disa funksionarë të Hamasit. Për shkak të sulmeve të forcave sioniste në BPLJ dhe Kodsin e pushtuar, palestinezët janë konfrontuar me forcat e regjimit sionist. Regjimi sionist ka shtuar aktet e tij shtypëse ndaj palestinezëve sidomos kur disa rabinë sionistë kanë kërkuar vrasjen e palestinezëve. Edhe në Gaza forcat sioniste vazhdimisht sulmojnë shtëpitë e palestinezëve. Vlen të theksohet se nga fillimi i tetorit 2015 e deri tani 215 palestinezë janë martirizuar dhe me mijëra të tjerë janë plagosur ose arrestuar.