Mbështetja e Parlamentit Evropian për njohjen e shtetit palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146536-mbështetja_e_parlamentit_evropian_për_njohjen_e_shtetit_palestinez
Në takimin e tij të fundit në Strasburg, Parlamenti Evropian kërkoi nga Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare të njohin Palestinën dhe kërkoi respektimin e ligjeve ndërkombëtare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 14, 2023 20:49 Europe/Tirane
  • Mbështetja e Parlamentit Evropian për njohjen e shtetit palestinez

Në takimin e tij të fundit në Strasburg, Parlamenti Evropian kërkoi nga Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare të njohin Palestinën dhe kërkoi respektimin e ligjeve ndërkombëtare.

Sipas Qendrës së Informacionit të Palestinës, ky parlament gjithashtu bëri thirrje për respektimin e ligjeve ndërkombëtare dhe theksoi aderimin e Bashkimit Evropian ndaj atyre që i quajti të drejta të barabarta mes sionistëve dhe palestinezëve. Parlamenti Evropian kërkoi mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve për asamblenë legjislative dhe presidencën e Autoritetit Palestinez dhe kërkoi nga regjimi sionist që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve edhe në Kodsin Lindor. Në këtë takim u theksua edhe një herë se vendbanimet sioniste në Bregun Perëndimor janë të paligjshme sipas ligjeve ndërkombëtare dhe duhet të çmontohen menjëherë. Parlamenti Evropian i konsideron vendbanimet sioniste si një pengesë të madhe për zgjidhjen me dy shtete, paqen dhe sigurinë në rajon.