Vazhdojnë përleshjet në zonat e reduktimit të tensioneve në Siri
Përleshjet dhe luftimet po vazhdojnë në akoma në zonat e deeskalimit dhe reduktimit të tensioneve në Siri.
Sipas gazetës Al-Watan, burime nga terreni njoftuan të dielën se ushtria siriane ka vënë në shënjestër pozicionet e grupit terrorist Al-Nusra dhe aleateve të saj në rajonet Sahl al-Ghab dhe në pjesën jugore të provincës Idlib duke sulmuar me artileri të rëndë dhe raketa.
Sipas këtij raporti, njësitë e ushtrisë aktive në provincën Hama kanë vënë në shënjestër pozicionet e grupit terrorist Al-Nusra në Al-Ankawi dhe aksin rrugor Al-Shamkijah-Sahl al-Ghab me sulme të rënda artilerie, dhe në provincën Idlib gjithashtu kanë goditur pozicionet e terroristëve në zonat Fatira, Falifal, Safuhan, Kafar Uvajd, Kansofre, Nirab dhe Moarbelit.
Në shkretëtirën lindore, njësitë e ushtrisë siriane vazhdojnë operacionet e pastrimit kundër mbetjeve të grupit terrorist ISIS-it dhe në këtë drejtim kanë kryer një operacion në lindje të Dejr Al-Zur.
Nga ana tjetër, forcat pushtuese të Turqisë dhe grupet aleate të tyre shënjestruan me sulme artilerie dy fshatrat Hoshan dhe kampet Al-Dabs dhe Ain Issa në veri të provincës Raka.
Sipas marrëveshjes së vitit 2017 ndërmjet Iranit, Rusisë dhe Turqisë si shtete garantuese të paqes në kuadër të konferencës së Astana, në Siri u krijuan katër zona të sigurta. Tre zona ranë nën kontrollin e ushtrisë siriane në vitin 2018, por rajoni i katërt, i cili përfshin provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë dhe pjesë të provincave Latakia, Hama dhe Alepo, është ende në duart e grupeve terroriste.