Sulm me dron turk në verilindje të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146992-sulm_me_dron_turk_në_verilindje_të_sirisë
Ushtria turke sulmoi Forcat Demokratike Siriane (SDF) në verilindje të Sirisë, si rezultat i të cilave 12 prej tyre u vranë dhe u plagosën.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 29, 2023 09:35 Europe/Tirane
  • Sulm me dron turk në verilindje të Sirisë

Ushtria turke sulmoi Forcat Demokratike Siriane (SDF) në verilindje të Sirisë, si rezultat i të cilave 12 prej tyre u vranë dhe u plagosën.

Të premten në mbrëmje, një dron turk ka vënë në shënjestër fshatin Khorbi Khoi në periferi të qytetit Qamishli në verilindje të Sirisë, si pasojë e të cilit janë vrarë katër anëtarë të Forcave Demokratike Siriane (SDF). Faqja e internetit e grupit të njohur si Sirian Human Rights Watch pranë opozitës raportoi se në këtë sulm u plagosën edhe 8 anëtarë të tjerë të SDF-së. Ky sulm është kryer ndërsa para kësaj mediat kanë raportuar se dronët turq kanë sulmuar një makinë në Sulejmanije dhe kanë vrarë të gjithë pasagjerët e saj.