Al-Houthi: Përdhosja e Kuranit të Shenjtë bëhet nga lobi sionist
(last modified Sat, 29 Jul 2023 07:35:39 GMT )
Korrik 29, 2023 09:35 Europe/Tirane
  • Al-Houthi: Përdhosja e Kuranit të Shenjtë bëhet nga lobi sionist

Lideri i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit deklaroi se Umeti Islamik po përballet me të keqen dhe krimet e jazidëve të lobit sionist-amerikan dhe tha: Djegia dhe grisja e Kuranit në vendet perëndimore bëhet nga ky lob.

Sejed Abdul Malik al-Houthi të premten gjatë ceremonisë së Ditës së Ashures tha: Qëndrimi 9-vjeçar i popullit jemenas kundër sanksioneve, luftës, propagandës, përpjekjeve për të nxitur rebelim, është me ndihmën dhe ndjekjen e traditave të të të parëve, përfshirë Imam Huseinin (as). Ai shtoi se Umeti Islamik duhet të qëndrojnë kundër agresionit të vendeve perëndimore dhe duhet të mbajnë një qëndrim më të vendosur dhe serioz ndaj Kuranit të Shenjtë.  Al-Houthi vuri në dukje se përgjigja minimale e vendeve myslimane ndaj fyerjeve të vendeve perëndimore është ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike dhe vendosja e sanksioneve ekonomike dhe paralajmëroi shoqëritë perëndimore se lobi hebre do t'i çojë ata në humnerë.  Al-Houthi qytetërimin perëndimor e konsideroi si një qytetërim barbar që mohon moralin dhe vlerat njerëzore dhe nuk ka respekt për simbolet e shenjta, dhe kërkoi nga shoqëritë perëndimore që të rishqyrtojnë trajtimin e tyre ndaj Kuranit dhe t'i drejtohen Islamit, sepse Islami është mënyra e vetme për të shpëtuar shoqëritë njerëzore. Në një deklaratë, populli i Jemenit, duke shprehur përkushtimin e tij ndaj Imam Huseinit (as), theksoi mbështetjen e tij për çështjen palestineze dhe refuzimin e çdo normalizimi të marrëdhënieve me armikun izraelit. Në këtë deklaratë, populli i Jemenit paralajmëroi koalicionin agresor arab në Jemen se ata janë ende në këmbë dhe janë në  gatishmëri të plotë për t'u marrë me agresionin dhe rrethimin ushtarak.