Bashar Assad: Terrorizmi në Siri u krijua nga Turqia
Presidenti i Sirisë zhvilloi një intervistë ekskluzive për Sky News dhe foli për çështje të ndryshme, përfshirë luftën, terrorizmin dhe mosmarrëveshjet me Presidentin e Turqisë.
Bashar Assad tha se nuk do të takohet me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan “sipas kushteve të tij.” Sipas Asadit, ky takim nuk mund të ndodhë sipas kushteve të Erdoganit. "Qëllimi i Erdoganit për t'u ulur në të njëjtën tryezë me mua është të legjitimojë praninë e pushtimit turk në Siri", tha Assad duke shtuar : Terrorizmi në Siri u krijua nga Turqia. Presidenti i Sirisë kërkoi largimin e Keptagonit nga vendi i tij dhe tha se vendet që krijuan kaos në Siri janë përgjegjëse për tregtinë e drogës. Assad gjithashtu në lidhje me bisedimet midis Damaskut dhe Uashingtonit shtoi: Bisedimet me Uashingtonin filluan shumë vite më parë dhe po zhvillohen me ndërprerje dhe nuk kanë arritur asnjë rezultat. Nëse do të kishim shmangur luftën, do të kishim paguar një çmim shumë më të lartë më vonë. Ne e dinim që në fillim të luftës se do të ishte një luftë e gjatë.