Iraku pret më shumë se 2 milionë pelegrinë të Arbainit
(last modified Thu, 31 Aug 2023 18:19:31 GMT )
Gusht 31, 2023 20:19 Europe/Tirane
  • Iraku pret më shumë se 2 milionë pelegrinë të Arbainit

Ministria e Brendshme e Irakut njoftoi mbërritjen e më shumë se 2 milionë pelegrinëve të huaj në vend.

6 shtatori 2023, është Arbaini i martirizimit të Imam Huseinit (a.s.), imamit të tretë të shiitëve të botës dhe shokëve të tij besnikë në shkretëtirën e Qerbelasë. Në këtë ditë, pelegrinët hyjnë në qytetin e Qerbelasë në jug të Irakut për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit (a.s.). Sipas agjencisë zyrtare irakiane të lajmeve, Ministria e Brendshme e Irakut me anë të një komunikate njoftoi se që nga fillimi i marshit të Arbainit të imam Huseinit (a.s.) e deri më sot, nga kufijtë e Irakut kanë hyrë 2 milionë e 329 mijë e 400 pelegrinë. Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Irakut thuhet: Komiteti i Lartë i Sigurisë për pelegrinazhin e Arbainit i kryesuar nga Ministri i Brendshëm Abdul Amir Al-Shammari vazhdon aktivitetet e tij për të garantuar sigurinë e rrugëve ku lëvizin pelegrinët për në Qerbela. Ministria e Brendshme e Irakut në këtë deklaratë shtoi se për të mbajtur në mënyrë sa më madhështore ceremoninë e Arbainit, të gjithë zyrtarët e sigurisë dhe të shërbimit janë në gatishmëri. Lidhur me këtë, “Saad Ma'an”, drejtori i komunikimeve dhe mediave në Ministrinë e Brendshme të Irakut, tha: “Planet e përpiluara për mbajtjen e ceremonisë së Arbainit po zbatohen mirë nën mbikëqyrjen e kreut të Komitetit të Lartë të Sigurisë dhe Ministrit të Brendshëm të Irakut. Si çdo vit, miliona dashamirës të imam Husseinit nga e gjithë bota shkojnë në Qerbela për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit.

Tags