Arabia Saudite dërgon një delegacion politik në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i148934-arabia_saudite_dërgon_një_delegacion_politik_në_bregun_perëndimor
Një delegacion politik nga Arabia Saudite këtë javë do të vizitojë Palestinën.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 25, 2023 09:27 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite dërgon një delegacion politik në Bregun Perëndimor

Një delegacion politik nga Arabia Saudite këtë javë do të vizitojë Palestinën.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një delegacion i rangut të lartë nga Arabia Saudite këtë javë do të udhëtojë në Palestinë dhe do të takohet me Mahmud Abbas, kreun e Autoritetit Palestinez në Ramallah. Një zyrtar palestinez konfirmoi udhëtimin e delegacionit nga Riadi dhe tha: "Naf al-Sudairi, ambasadori jorezident saudit në Palestinë, do të kryesojë këtë delegacion në takimin me Mahmud Abbas".   Al-Sudairi javën e kaluar u emërua si ambasador jorezident i Arabisë Saudite. Vizita e delegacionit saudit në Bregun Perëndimor përkon me publikimin e disa lajmeve për negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite për normalizimin e marrëdhënieve me Tel Avivin.  Kryeministri i regjimit sionist, Beniamin Netanjahu, ka pranuar se shanset për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes regjimit sionist dhe Arabisë Saudite deri më tani kanë qenë shumë të vogla. Nga ana tjetër, aleatët e vijës së ashpër të Beniamin Netanjahut në kabinetin e koalicionit të regjimit sionist kanë theksuar se nuk do të mbështesin kurrë dhënien e lëshimeve për palestinezët për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve mes këtij regjimi dhe Arabisë Saudite.